Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe zyrtarisht kanë uruar në pozitën e re kryeprokurorin e SPAK-ut, Klodjan Braho dhe kreun BKH-së, Joni Keta.
Në informimin për këtë ngjarje në faqen e Ambasadës shkruhet se vazhdon përkrahja edhe për drejtuesit e rinj në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut ndërkombëtarë.
Shkrimi i plotë i publikuar nga Ambasada e ShBA-ve, në Shqipëri:
🇦🇱 E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn përgëzoi Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK Klodjan Braho, dhe Kreun e BKH Joni Keta për rolet e tyre të reja drejtuese, duke ritheksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve.
Siç ka deklaruar Sekretari Rubio: “Ne do të përballemi me kartelet e drogës kudo që ndodhen dhe kudo që veprojnë kundër interesave të Shteteve të Bashkuara. Detyrimi kryesor i presidentit është të sigurojë interesin kombëtar dhe sigurinë kombëtare të popullit tonë.” Së bashku, ne qëndrojmë të bashkuar në luftën kundër krimit ndërkombëtar.
🇺🇸 Chargé d’Affaires Nancy VanHorn congratulated SPAK Chief Special Prosecutor Klodjan Braho and NBI Director Joni Keta on their new leadership roles, reaffirming U.S. support for SPAK’s efforts to combat organized crime and narcotics trafficking. As Secretary Rubio stated, “We’re going to take on drug cartels wherever they are and wherever they’re operating against the interests of the United States. The president’s top obligation is to secure the national interest and national security of our people.” Together, we stand united in the fight against transnational crime.
https://www.facebook.com/share/1a9B5RAdFr

