Site icon Gazeta Ekskluzive

Agim Ademi me 100% të votave të delegatëve deri në 2030’ën kryetar i FFK-së, edhe Kim Jong-Un, do ia kishte lakmi!

I dënuari për sulm ndaj një personi, i akuzuar për shantazh, kërcënim e shpifje ndaj kundërshtarëve, Agim Ademi, merr mandatin për katër vitet e ardhshme në krye të Federatës së Futbollit.

Futbolli në Kosovë është në mjerim, skuadrat janë drejt falimentimit, në arenat ndërkombëtare përtej Konferencë Ligës, nuk arrijnë të shkojnë, stadiumet janë si në arat e mixhës Sadik, ligji për sponsorizim të skuadrave nuk funksionon, këto janë një mal akuzash që janë hedhur ndaj Ademit, por, shefi i FFK-së e merr edhe një mandat.

Më e çuditshme është se, ani nuk e kishte asnjë votë kundër kur u zgjodh sot, kryetar i FFK-së, besoni apo jo, ai i mori 100 për qind të votave nga delegatët.

Këtë zgjedhje me maksimal të votash do ia kishte laki edhe diktatori korean Kim Jong-Un.

Exit mobile version