Ali Ahmet: Mërgim Lushtaku, i drejtë, i guximshëm dhe i përkushtuar për Kosovën

Mërgaim Lushtaku, kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, përveç përkrahjes së madhe që e ka nga populli, ai është vlerësuar edhe nga Ali Ahmeti, njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe asaj Kombëtare.

Ahmeti, pas takimit me Lushtakun, ka shpërnda një status në Facebook, ku ka thënë se, pavarësisht se ai është më i votuari si deputet nga legjislatura e kaluar, është modest.

Në statusin e tij Ahmeti e ka cilësuar me disa virtyte të larta Lushtakun.

Ahmeti ka kërkuar nga votuesit e Kosovës, që edhe njëherë masovikisht ta votojnë Mërgom Lushtakun.

Ky është statusi i Ali Ahmetit për Mërgim Lushtakun:

Me Mergim Lushtakun, të birin e bashkëluftëtarit tim, Sami Lushtakut.

Ndër më të votuarit në legjislaturat e fundit në Kuvendin e Kosovës, Mergimi sërish pasqyron shembullin e modestisë, duke u radhitur me numrin 100 në listën e PDK-së. I ri në moshë, por me pjekuri politike që reflekton angazhim të palodhur, përvojë dhe afërsi me qytetarët.

Me rrënjë të thella në Drenicën heroike, ai po vazhdon me dinjitet rrugën e kontributit patriotik, duke e thënë të vërtetën ashtu siç e mendon, pa kalkulime, me vendosmëri dhe qartazi në interes të Kosovës.

Mergimi përfaqëson brezin e ri të burrave që i duhen Kosovës sot: të drejtë, të guximshëm dhe të përkushtuar ndaj vendit.

Suksese, Mergim Lushtaku 100!

Back to top button