Ata që ndriçojnë Kosovën punëtorët e KEK-ut protestojnë e menaxhmenti nuk i merr parasysh!

Edhe njëherë kanë protestuar punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovë, me kërkesën për rritjen e pages, të cilën minimale e kanë 400 euro.

Këtë protestë e organizoi Sindikata e Re e punëtorëve të KEK-ut, ku ishin të pranishëm gati qindra persona.

Protesta ishte e qetë e pa incidente me vetëm 2 kërkesa, një rritje të pagës dhe të dytën nivelizim të sajë me sektorin publik dhe shtesë pagën e 13’të të prematurë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Por, punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë grevë dhe radikalizim nëse menaxhmenti nuk reagon.

Back to top button