
La vëllain Albanin bashkë me kunatën Albulenën në Vetëvendosje, Dardan Krasniqi bashkohet me Haradinaj në AAK

Kunati i Albulena Haxhiut, vëllai i Alban Krasniqit, Dardan Krasniqi, nuk është më aktivist bashkë me ta në Lëvizjen Vetëvendosje.
Dikur ishte një nga përkrahësit më të ashpër në Vetëvendosje, Dardani nuk e kursente askënd kur kritika shkonte për partinë e tij.
Por, largimi për një kohë nga Kosova, Krasniqin e ndryshoi shumë, u bë kundërshtar i vëllait, kunatës e lëvizjes si tërësi.
Dardan Krasniqi, u bë pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ku u prit nga kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj.
Krasniqi do të jetë pjesë e listës zgjedhore të AAK-së.
