LDK ‘transferon’ një profesor të Intelegjencës Artificiale, Abdixhiku e prezanton!

Lidhja Demokratike e Kosovë, veç se ka nisur ta forcoi listën se saj zgjedhore, kështu po mendon kryetari i saj, Lumir Abdixhiku.

Sot, në rrjetet sociale kryetari Abdixhiku, ta postuar një foto ku ka prezantuar profesorin e sjellur në parti, Astrit Desku.

Profesori në fjalë për Abdixhikun e LDK’së, është profesor për Intelegjencë Artificiale, digjitalizimit si dhe teknologjisë informative.

Statusi i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku:

LDK në këto zgjedhje i jep përparësi të veçantë digjitalizimit, teknologjisë informative, intelegjencës artificiale dhe vet të ardhmes sonë. Prandaj, rreth vetes, në listën tonë, po afrojmë profesionistë të këtij sektori.

Profesor Astrit Desku i bashkohet ekipit tonë.

Me doktoratë në shkenca kompjuterike, studime ndërkombëtare dhe dhjetëra certifikime profesionale; me përvojë të gjatë në udhëheqjen e ekipeve, në zhvillimin e projekteve të mëdha dhe në menaxhimin e sistemeve komplekse; me punë akademike si ligjërues universitar. Astriti është një prej emrave më të respektuar të ICT-së në Kosovë.

Ai ka ndërtuar karrierën e tij vetëm me dije, me punë dhe me integritet. Sot, ai drejton zhvillimin e softuerit në një prej kompanive më të fuqishme të sektorit. Dhe mbi të gjitha, ai vjen në LDK si njeri i punës, jo i fjalëve. Si profesionist që ndërton, që udhëheq, që inovon dhe që zgjidh probleme.

Aderimi i tij është një forcim i madh për listën tonë dhe një mesazh i qartë për vendin: LDK po bashkon njerëzit më të mirë të Kosovës.

Mirë se vjen në ekip, Astrit Desku!
Le ta bëjmë Kosovën siç e meriton; shembull të zhvillimit teknologjik.

https://www.facebook.com/share/p/1DKoUYmqxn/

Back to top button