Lutfi Haziri, vitin 2025 e kualifikon si: Ky ishte vit i humbur për Kosovën

E filluam vitin me zgjedhje dhe po e mbyllim me zgjedhje.

Ky ishte vit i humbur për Kosovën dhe Gjilanin, sikurse edhe ecje nëpër errësirë politike.

Gjilani e Anamorava, jo vetëm që janë përjashtuar, por edhe janë braktisur nga Qeveria.

Kjo nuk tolerohet më sepse gjilanasit janë qytetarë të ndërshem e lojalë, ndërkaq mërgimtarët janë ativi dhe mbështetësit më të mëdhenj të vendlindjes e atdheut.

Së bashku me Valentina Bunjaku Rexhepin e dr, Besim Gudën, po rikthehemi në garë, dhe me Arbër Ismajlin, Rexhep Kadriun e Afërdita Balaj- Ajdinin, të cilët iu bashkuan kauzës së rikthimit të madh e kujdesit për Gjilanin.

Zotohemi bashkë se Gjilanit do t’ia rikthejmë epitetin e kryeqendrës politike, ekonomike, arsimore e të sigurisë.

LDK, besë e shpresë për Gjilanin e Kosovën.

Na priftë e mbara!

Back to top button