Site icon Gazeta Ekskluzive

Sami Lustaku, duke u lavdëruar kritikon qeverisjen e PDK-së në Skënderaj, për mos punë në mandatin e kaluar: Para dhe Pas, parku “Idriz Rreci”

Sami Lushtaku, kryetari aktual i Skenderajt, ka kritikuar qeverisjen e Partisë Demokratike për të kaluarën në këtë komunë, e ku ishte vetë nënkryetar.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Lushtaku ka postuar një shkrim me disa foto ku tregon se paska intervenuar në shëtitoren dhe shtegun e hecjes në parkun “Idriz Rreci”.

Ky park ka pasur shëtitore dhe shteg të hecjes thuajse që nga paslufta, ku edhe qeverisë PDK, heqja 4 vjet kur qeveriste Bekim Jashari.

Fotot Lushtaku i ka postuar se si ka qenë dhe si është shtegu dhe heqja në këtë park, “Para dhe Pas”.

Statusi i Plotë i Sami Lushtakut

Punimet për rregullimin e shtegut të ecjes dhe shëtitores pranë parkut “Idriz Rreci” kanë përfunduar me sukses, duke i dhënë kësaj zone një pamje më të rregullt, më të sigurt dhe më funksionale për të gjithë qytetarët.

Kjo hapësirë tashmë ofron kushte më të mira për ecje, rekreacion dhe pushim, duke e bërë parkun edhe më të frekuentueshëm për familjet, të rinjtë dhe të moshuarit.Mirëmbajtja e hapësirave publike do të vazhdojë me prioritet, sepse një ambient i pastër dhe i rregulluar është tregues i kujdesit ndaj qytetarëve dhe cilësisë së jetës në komunën tonë!

SL

Vlen të theksohet se Fadil Nura, ishte kryetar i komunës së Skenderajt mandatin e kaluar ndërsa nënkryetar Lushtaku, sepse iu nalua kandidimit Samiut shkaku i aktakuze së formës së prerë që e kishte nga Gjykata.

Exit mobile version