Qytetarëve iu cenohet Lëvizja e lirë në trotuaret e Prishtinës!

Qytetarët që jetojnë në kryeqytetin e Kosovës, pra në Prishtinë, kanë shfaqur ankesa të shumta për mos pasje të mundësisë që të lëvizin lirshëm në trotuare, apo vende të lira për të qarkulluar.

Automjetet po parkohën nga drejtuesit e tyre vend e pa vend, edhe pse është e ndaluar me ligj që të zihen trotuaret, kjo nuk po respektohet.

Qytetarët kanë dërguar shqetësimet e tyre në redaksinë e gazetës Ekskluzive, të cilët po e kritikojnë edhe Policinë e Kosovës, për mungesën e policëve të trafikut.

Zaptuesit e trotuareve nuk po dënohen, ata madje me mos veprim ndaj tyre po inkurajohen që të vazhdojnë për veprime të kundërligjshme.

Back to top button