Albulena Haxhiu kaq vota ka, femra më e votuar në Kosovë!

E pesta ishte në listën e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, për zgjedhjet nacionale të 28 dhjetorit, por me vota ajo ka dalur e 3’ta, pas Albin Kurtit e Glauk Konjufcës.

Haxhiu, është shumë afër ta kalojë edhe Vjosa Osmanin me vota, madje kur janë numëruar mbi 80 përqind të votave, ajo ka marrë 111 e 625 vota.

Ish-ministrja e Drejtësisë, prej se ka hyrë në politikë gjithmonë ka qenë vetëm pjesë e Vetëvendosjes, tipike idealiste për lëvizjen.

Është aktore në shumë procese nëpër të cilat ka kaluar partia e saj, madje ka qenë më e zëshme dhe ka mbajtur burg për veprimet e saja me organizatën.

Back to top button