43 vjeçari humb jetën në vendin e punës, ra nga lartësia derisa ishte duke punuar

Dita e sotme ishte e kobshme për punëtorin 43 vjeçar i cili ndërroi jetë në vendin e punës, ku po punonte në ditë vikendi.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën magjistrale Ferizaj – Prishtinë, ku dyzetëetre vjeçare ka rënë nga lartësia e objektit ku po punonte.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Ferizaj-Prishtinë, një person ka rënë nga një lartësi derisa ishte duke punuar. Viktima mashkull, 43-vjeç, nuk ka arritur të përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje,”

Back to top button