Burime nga PDK: Albin Kurti, ia ofroi Bedri Hamzës, 5 ministri dhe postin e zëvendëskryeministrit për ta votuar për president, Glauk Konjufcën

Gjatë ditës së djeshme janë takuar në kryeministri, Albin Kurti, kryetari i Vetëvendosjes njëherit kryeministër, si dhe kryetari i Partisë Demokratike, Bedri Hamza.

Menjëherë kanë dalur me reagimet e tyre, por, ajo çfarë është thënë deklaratat me shkrim nga Kurti e Hamza, ka edhe diçka tjetër që nuk është thënë.

Gazeta Ekskluzive, nëpërmjet burimeve të saja brenda dy taboreve, asaj të PDK-së më konkretisht dhe të Vetëvendosjes, ka kuptuar që në takimin e djeshëm, Albin Kurti, i ka ofruar Bedri Hamzës, 5 ministri dhe postin e zëvendëskryeministrit të parë.

Këto poste ministrore Kurti i ka ofruar Hamzës, me kushtin që, Glauk Konjufca, të ketë votat e PDK-së, që të zgjidhet President i Republikës së Kosovës.

Hamza në anën tjetër, as nuk e ka pranuar por, as mohuar, sepse siç ka thënë ky burim, ka mbetur të bisedohet në kryesi dhe më pas të merret ‘izja’ nga anëtarët e Kryesisë.

Ndërsa burimi tjetër brenda PDK-së, që poashtu ka dashur të mbetet anonim dhe është afër kryetarit të Partisë, e ka pohuar ofertën e Kurtit, dhe ka thënë se, pret që së shpejti të takohen dhe të i kthehet përgjigjja Kurtit.

Back to top button