
Bedri Hamza e PDK, e lëshojnë sallë nëse kandidate është Vjosa Osmani!
Nga burimet e saja brenda kryesisë së Partisë Demokratike, Gazeta Ekskluzive, merr vesh se nuk do të qëndrojnë në sallë deputetët dhe kryetari Bedri Hamza, nëse propozohet Vjosa Osmani, kandidate për Presidente për një mandat tjetër 5 vjeçar.
Nga ky burim është thënë se kjo u diskutua në mbledhjen e kryesisë dhe ka pajtim nga të gjithë të veprohet në këtë mënyrë.
Kjo vjen si pasoj se është thënë në kryesinë e PDK-së, me Kurtin s’ka marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit/es nga radhët e partisë së Hamzës.
