Ankohet qytetari nga Vushtrria: Shkov me lypë mjekim për rast urgjent, m’i thirrën policinë

Një ankues mashkull, qytetar i Vushtrrisë, ka dërguar në adresë të redaksisë së Gazetës Ekskluzive, një reagim ndaj stafit mjekësor në spitalin “Sheikh Zayed”.

Qytetari që deshti të mbetet anonim tregon edhe si i ka ndodhur rasti, ku është takuar mje stafin, kur e takoi mjekun, ça i tha?!

Ragimi me video, ku shfaqet vendi ku i ka ndodhur rasti dhe doktori me të cilin është përballur:

E kem dergu gjyshen në “QKMF” në Vushtrri, edhe për shkak gjendjes i kan rekomandu me çu në spitalin “Sheik Zayed. Kur hina aty , s’ish kan kërkush, do motëra me ni dhomë, ju trokita, “thash a bonë një kolicë se, po e kem një rast”, dul qiky mjeku thash; aje doktori kujdestar?. Tha, “jo” , tha “doktori u dal me pi cigare”, thash; Cigare në orar të punës, a? Edhe e nxjera tel me ingjizu s’kom ditë sen veq kur jan ikë me i thirë policin, paramenone ku jetojmë na, shkon me lyp mjekim për rast urgjent, t’i thirin policin”.

Qytetari në fjalë ka thënë se është duke e përgatitur kallzimin, apo ankesën ndaj stafit mjekësor, për sjelljet e tyre.

Gazeta Ekskluzive do t’ju mbajë të informuar për këtë rast.

³

Back to top button