
Janina Ymeri e LDK-së akuzon rënd Qeverinë Kurt!
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Janina Ymeri, ka drejtuar një akuzë të rëndë ndaj Albin Kurtit, por, pa ia përmendur emrin.
Në një shkrim të sajën në rrjetin social Facebook, ka elaboruar se sa kushton sanimi i rrjedhës së ujit në Bllokun A5.
Statusi i Janina Ymerit:
Sanimi i Rrjedhjes së Ujit në bllok që për 24h kushton afër Çerek Milioni
Blloku A5 ndalet për sanim të rrjedhjeve të ujit. A5 i jep 125 MWh të paktën sot para se me u ndal. Me çmimin e Megawatit në bursë Alpex për nesër mesatar është 68 Euro, në bursën Hupx, 145 EuroPër 24h me anë të bursave, minimalisht 200,000 Euro blerje rryme.
Kështu ikin paratë e ardhmëria jonë përderisa QKUK harrnohet e nuk renovohet ndërsa afrohet dita kur do të na kërkohen paratë për rritjen e 4të e energjisë elektrike.












