Ekskluzive/ Albin Kurti e Bedri Hamza, janë takuar 2 herë gjatë këtyre ditëve, këto janë temat e diskutimit
Gazeta Ekskluzive ka arritur të merr vesh nëpërmjet burimeve të saja, brenda Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike, se dy liderët e mëdhenjë në skenën politike të Kosovës, Albin Kurti e Bedri Hamza, janë takuar “tinëzisht” dhe larg opinionit publik.
Vendi nuk është bërë i ditur mirëpo, tema e takimit ka qenë manipulimi dhe hajnia e votave nga komisionerët e të gjitha partive politike.
Tema e dytë koalicioni i përbashkët mes PDK-së dhe Vetëvendosjes
Temë tjetër që është diskutuar ka qenë edhe zgjedhja e presidentit apo presidentes së Kosovës, ku janë diskutuar disa emra, ndër ta edhe rizgjedhja e Vjosa Osmanit.
Të dyja takimet kanë zgjatur 40 minuta deri në një ora.
Siç ka thënë ky burim i gazetës Ekskluzive, atmosfera ka qenë e mirë dhe në disa qështje janë pajtuar.
Për detaje të tjera do ju mbajmë të informuar si medium.


