
Kontrolli i tepruar nuk është lidership, është ankth!
Shkruan; Elisa S. Hajrullahu, Psikologe Klinike dhe Këshilluese
Shumë liderë mendojnë se për të udhëhequr mirë duhet të kontrollojnë çdo gjë. Por psikologjia tregon ndryshe: kontrolli i tepërt shpesh është pasojë e ankthit dhe pasigurisë. Ai lodh jo vetëm liderin, por edhe ekipin, duke ulur motivimin dhe kreativitetin.
Liderët efektivë nuk mbajnë gjithçka nën kontroll. Ata dinë të delegojnë, të japin hapësirë për rritje dhe të krijojnë besim. Kur njerëzit ndihen të sigurt për të kontribuar, ata janë më të angazhuar, inovativë dhe produktivë.
Në fund, lidership-i i vërtetë nuk matet nga kontrolli, por nga aftësia për të frymëzuar dhe për të krijuar një mjedis ku ekipi mund të rritet pa frikë. Liderët që udhëheqin me ankth nuk krijojnë besim – ata krijojnë tension.










