Kur të lavdëron politikani, atëherë kuptoje mirë se kush je dhe në cilën rrugë ke hy!

Daut Haradinaj, i njohur në Kosovë për politikë bërjen e tij jo të suksesshme paska nisur të dalë në sipërfaqe duke lavdëruar edhe gazetarët e kritikuar.

Sukseset që i ka arritur me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, të cilën së bashku me vëllain, Ramush Haradinaj, asnjëherë nuk ka arritur më shumë se vendi i katërt në çdo palë zgjedhje, madje në këto të fundit për një fije floku e kaloi pragun.

Haradinaj paska thurur lavde për gazetarin më të kritikuar nga vetë komuniteti gazetaresk, Kushtrim Sadiku, për filmin dokumentar që tentoi ta paraqes Izraelin viktimë ndërsa agresor Palestinën.

Kur lavdërimet dhe epitetet e ndryshme vijen nga politikanët derisa je nën petkun gazetares dhe dihet relacioni gazetar – politikan, atëherë lë shumë dyshime.

Madje Haradinaj nuk është vetë në stadin për të vlerësuar punën e një gazetari, apo fare nuk ka njohuri se çka është gazetaria, raportimi dhe balanci në gazetari.

Vetë Haradinaj njihet në opinion për kritika, akuza e madje edhe ‘selame’ me tone kërcënuese ndaj gazetarëve hulumtues dhe atyre që nuk iu ka shkuar për shtati.

Shtrohet pyetja, Sadiku i thirrur si gazetar, a po i shkon për qefi Daut Haradinajt?!

Statusi i plotë i Daut Haradinajt:

Kushtrim Sadiku, përpos që është një gazetar profesionist i dëshmuar tashmë prej shumë vitesh, është edhe një djalë i jashtëzakonshëm, i sinqertë dhe i përkushtuar ndaj rrethit të tij. Prezenca e tij në skenën mediale ka qenë dhe vazhdon të jetë një vlerë e shtuar për publikun, ndërsa puna e tij e çmuar, e ndershme dhe profesionale meriton të duartrokitet.Shpeshherë ka rrezikuar për të nxjerrë në pah fakte dhe të vërteta, por këto sfida nuk i trembin gazetarët si Kushtrimi, të cilët karakterizohen nga një etikë e lartë pune dhe integritet profesional.Andaj, çdokush që tenton, në çfarëdo forme, të frikësojë apo të kërcënojë gazetarët, duhet urgjentisht të trajtohet nga organet e drejtësisë. Ne kemi ndërtuar një shtet të lirë dhe demokratik, ku fjala dhe mendimi i lirë janë të drejta themelore, e mbi të gjitha gazetaria e lirë dhe e pacenueshme.

Sipas Haradinajt, a është profesionalizëm në gazetari kur agresorin e paraqet viktimë, ndërsa viktimën agresor?

Ju kujtojmë se, Daut Haradinaj, kur janë sulmuar gazetarët në Leposaviq, nga serbët protestues, nuk e ka marrë mundin një rresht të shkruar për atë sulm!

Back to top button