Mos hidhni mbeturina në Obiliq, Halil Thaçi: Për një letër do të gjobiteni me qindra euro
Nëse kaloni, apo jeni nga Obiliqi, mos të ju shkoj mendja të hidhni mbeturina në rrugë, kryetari i kësaj komune ka marrë vendim që kushdo gjuan një letër do të denohet me 200 euro gjobë.
Të nderuar qytetarë,
Sot kam marrë vendim që, me qëllim të rritjes së vetëdijesimit dhe përmirësimit të menaxhimit të mbeturinave:– Çdo person fizik që ndot hapësirat publike apo zonën para pronës së tij do të gjobitet me 200 euro.– Çdo biznes apo subjekt afarist që ndot hapësirat publike apo zonën para objektit të tij do të gjobitet me 1000 euro.Zbatimi i këtij vendimi bëhet nga Inspektorati Komunal.Ky vendim hyn në fuqi më 15 shkurt 2026.Halil Thaçi
Pas këtij vendimi të kryetarit Thaçi, të shpresohet se do marrin vendimin e njëjtë edhe kryetarët e 37 komunave të tjera.
