
Nga Avni Jashari: Foleja tragjike e dashurisë së Kurtit e Osmanit
Në vitet ’90, si fillorist, e pata lexuar me endje romanin “Foleja tragjike e dashurisë” të Pjer Dekurselit. Ishte një tregim ku “dashuria” ndërtohej mbi interes, iluzion dhe mashtrim, dhe përfundimi siç paralajmëronte vetë titulli ishte i pashmangshëm: tragjik.Sot, pas dekadash, po e shoh të njëjtin skenar të luajtur në politikë.“Foleja e dashurisë” mes Kurtit dhe Osmanit, e ndërtuar mbi pazare, heshtje selektive dhe interesa të momentit, nuk ka asgjë ideale në vete. Është një aleancë që ushqehet me pushtet, jo me parime, me hesap, jo me përgjegjësi.Historia, si letërsia, na ka mësuar një gjë:çdo “dashuri” që lind duke mashtruar popullin, përfundon duke e tradhtuar atë.Dhe çdo fole e ngritur mbi gënjeshtra, rrëzohet nga pesha e së vërtetës.Fundi, edhe këtë herë, nuk do të jetë romantik.Do të jetë tragjik politikisht, sepse populli nuk harron dhe historia nuk fal.A.J09.01.26