Sali Rexhaj, ish-kandidati për deputet nga “AAK” etiketon Jusuf Gërvallën: Heroi si bashkëpunëtor të UDB-ës

I dyshuari për spiunazh tek qarqet e shtetit Serb, Sali Rexhaj, tenton ta njollos Jusuf Grëvallin, derisa ai vetë gati për 20 vite nuk kishte shkelur në Kosovë, pasi që vetë vendasit e tij e kishin akuzuar për tradhti.

Rexhaj, së fundi ishte kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për tu bërë ligjvënës në Kuvendin e Kosovës, por për fat nuk arriti.

Duke e kritikuar gazetarin hulumtues Vudi Xhymshiti, për një hulumtim të tijin, e që është pëlqyer nga edhe gruaja e heroit të Kosovës, Jusuf Gërvallalla, i cili ishte vrarë nga UDB-ja serbe në Gjermani, ka shkruar se vetë heroi është merret nga disa si bashkëpunëtor i UDB-së serbe!

Lexojeni statusin e tij me gabime drejtshkrimore:

Shpifjet makabre te nje mashtruesi ordiner i cili bredhe neper shtete te ndryshme te Evropes duke u prezentuar rrejshem si pjesetar i minoriteteve i cili gjoja eshte i rrezikuar nga UÇK, nuk kan te mbaruar.

Por eshte pertej çdo logjike njerezore qe shpifjet e ketij mashtruesi pelqehen nga zonja Suzana Gervalla, nena e Donika Gervalla-Schwarz e cila ka treguar vet se ka derguar dosje kunder pjesetareve te UÇK-es ne Dhomat e Specializuara.

Aq me keq kjo zonje ishte bashkeshortja e Jusuf Gervallet, te cilin disa e marrin si hero, kurse disa te tjere si bashkepunetor te UDB-es.

Back to top button