Peci merr vendim: Në Mitrovicë kujdesi për të moshuarit mbi 65 vjeç do bëhet me ekipe mjekësore mobile

Sot, kryetari i sapo zgjedhur i Mitrovicës jugore, ka nënshkruar vendimin për themelimin e Ekipit Geriatrik, për përkujdesin shëndetësor të të moshuarve mbi 65 vjeç.

Ekipi do të jetë mobil e kujdesi për të moshuarit është për ata që kanë probleme kronike, do iu ofrohet ndihmë mjekësore, psikologjike dhe ndihmë fizike dhe sociale.

Statusi i kryetarit të Mitrovicës jugore, Faton Peci:

Mirëmëngjesi ☀️

✍️ Vendimi im i dytë si kryetar është themelimi i Ekipit Geriatrik / kujdesi për të moshuarit.

👵🏻 Për herë të parë në Mitrovicë, themelohet ekipi mjekësor geriatrik mobil, për të gjithë të moshuarit mbi 65 vjeç, me sëmundje të ndryshme kronike, në shërbim të drejtpërdrejtë nga Qendra e Mjekësisë Familjare.

Ky ekip mobil do të ofrojë trajtim mjekësor, mbështetje fizike, psikologjike dhe sociale për të gjithë të moshuarit.

Mundi i tyre janë rrënjët mbi të cilat qëndron qyteti, e ne ua kemi borgj minimumin, të kujdesemi për ta ❤️.

Back to top button