Kryeintelegjenti i Kosovës, takohet me kryeprokurorin e ri të Shtetit

Zejnulla Gashi, kryeprokurori i Shtetit zhvilloi një takim pune me drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.

Në njoftim thuhet se drejtori i AKI-së, Ajeti, e uroi Kryeprokurorin e Shtetit, Gashi, me rastin e marrjes së detyrës, duke i dëshiruar suksese në ushtrimin e mandatit të tij.

Gjatë takimit, të dy udhëheqësit e institucioneve konfirmuan përkushtimin e tyre për thellimin e bashkëpunimit profesional dhe institucional, në përputhje me kompetencat ligjore në funksion të forcimit të sundimit të ligjit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button