
“E planifikuan vrasjen e rreshterit Muhamet Lika”, deklarohet prokurori Ismet Rrahmani: E vrau i mituri Bela
Shqyrtimi gjyqësor për rastin e vrasjes së rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamet Lika, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, prokurori Ismet Rrahmani tha, “Rreshteri Muhamet Lika më 1 prill 2025 rreth orës 22:54, pas përfundimit të orarit të punës u nis drejt banesës së tij, por nuk arriti kurrë në destinacion. Arsyeja ishte se u privua nga jeta me armë zjarri nga i mituri Rejhan Bela”, deklaroi prokurori Rrahmani”.

