Sebastian Deliaj është gardiani që u kap dje duke tentuar të fus substanca të dyshuara narkotike në Qendrën Korrektuese në Dubravë
Gazeta Ekskluzive ka arritur që të siguroi emrin e mbiemrin e plotë të gardianit “diler” që tentoi të fush substanca të dyshuara narkotike për interesa të të burgosurve.
Sebastian Deliaj, është emri i gardianit që është kap duke tentuar ta fus brenda dje mës pas ta bëjë dilerin bremda Qendrën Korrektuese të Dubravës.
Reagimi i plotë nga ShKK
SHKK pezullon zyrtarin korrektues që tentonte futjen e kontrabandës
Dje në Qendrën Korrektuese të Dubravës u parandalua tentativa për futjen e kontrabandës.
Pas informacioneve nga institucionet e sigurisë, gjatë kontrollit të qëllimshëm në hyrje u ndalua zyrtari korrektues me inicialet S.D., te i cili u gjetën të fshehura substanca të dyshuara narkotike, që dyshohet se kishte për qëllim t’i fusë brenda institucionit.
Për rastin janë njoftuar menjëherë Policia e Kosovës dhe Prokurori i Shtetit, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka ndërmarrë masa të menjëhershme disiplinore ndaj zyrtarit në fjalë, duke e suspenduar atë nga detyra. Vendimi për pezullim është marrë nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së dhe masa mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër.
Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e dukurive të tilla negative dhe do të veprojë në përputhje me ligjin ndaj çdo individi të përfshirë, pa përjashtim, duke mos toleruar asnjë rrezikim të sigurisë dhe integritetit të institucioneve korrektuese.