Arianit Koci, akuzon rëndë: Ish kryetarët dhe Përparim Rama, dështakë e shkatërruan jetën e natës, po ia humbin energjinë kryeqytetit
Arianit Koci, gjykon ashpër kryetarët e Prishtinës, ata të kaluarit dhe këtë të fundit, për shkatërrimin e jetës së natës në kryeqytet i cili ka qenë adut i dallueshëm nga qytetet e tjera të Kosovës.
Koci i ka quajtur dështakë e pa vizion që të gjithë kryetarët që qeverisën keq, duke e humbur energjinë e Prishtinës.
Statusi i plotë nga Arianit Koci, avokati i njohur:
Shpirtin ia kanë mbytë.
Të vetmin adut që e ka pasë Prishtina – jetën e natës – e kanë shkatërru politikanët dhe kryetarët e dështak të këtij qyteti. Njerëz pa vizion.
Prishtina po e humb energjinë që e ka dallu prej qyteteve tjera.

