Gazetari Xhymshiti, i dërgon pyetje Lirim Mehmetaj: Ku je?! Përgjigju për devijimin e raportimit të gazetës zvicerane për takimin kinse sekret Bislimi – Petkoviç

Njëri nga gazetarët hulumtues më të mirë shqiptar dhe i njohur përtej kufijve të Kosovës, Vudi Xhymshiti, i ka dërguar pyetje Lirim Mehmetajt, i ashtuquajturi gazetar e pronar i një mediumi, të cilët para ca ditësh kanë raportuar rreth një takimi kinse tinëzar mes Besnik Bislimit, Mimoza Kusarit e Fitore Pacollit të Vetëvendosjes, e ku ishin edhe të opozitës Ardian Gjinit të AAK-së dhe Lutfi Hazirit me përfaqësues nga Serbia, në shtetin e Zvicrës të organizuar nga organizata CIG.

Në atë raportim Mehmetaj përkundër që nuk u morën fare me ata të opozitës, dyshohet se shtrembëroi faktet, i hoqi disa dhe shtoi ca të tjera vetë e vetëm të krijojë një narrativë që çon deri tek një luftë dhe etiketime ndaj një partie politike pa qenë e vërtetë.

Ndaj raportimit të mediumit të këtij njeriu, ka reaguar edhe vetë gazetarja e gazetës zvicerane, NZZ Neue Zürcher Zeitung, e cila ka thënë se, në tekstin e saj nuk është përmendur si takim sekret, apo vendimmarrës vetëm një muaj pas sulmit terrorist në Banjskë, i organizuar dhe orkestruar nga Aleksandër Vuqiç, e realizuar nga Milan Radoiqiq.

Pas kësaj Mehmetaj ka heshtur i tëri, madje nuk përgjigjet në pyetjet e gazetarëve, heshtja që mundet ta dëmtoi gazetarinë sepse ky tanimë është punonjës medial.

Statusi i gazetarit hulumtues, Vudi Xhymshitit:

Kur faktet mbyllin zhurmën 👇🏼Dje, Lirim Mehmetaj u përpoq ta shmangte llogaridhënien me procedura, dokumente, shpërqendrime dhe sulme personale, siç edhe i ekspozuam këtu: https://www.kronikab.uk/p/lirim-mehmetaj-dhe-renia-e-maskesSot (shih fotografitë e bashkëlidhura), pasi raportimi ynë u konfirmua edhe nga hibrid.info: https://hibrid.info/si-u-keqinterpretua-artikulli-i-nzz-anatomia-e-nje-lajmi-te-shtremberuar/ – një platformë verifikuese e mbështetur nga 🇺🇸 SHBA dhe ambasada perëndimore, ai është i heshtur.Jo sepse u bind.Por sepse nuk ka ku të fshihet më.Hibrid.info konfirmoi raportimin tonë se raportimet e tij e kishin shtrembëruar raportin e 🗞️ 🇨🇭 NZZ Neue Zürcher Zeitung, siq e kishim konfirmuar ne se gazeta Zvicerrane nuk raportoi takim sekret bilateral. Se një format shumëpalësh u paraqit qëllimisht si takim i fshehtë. Se pretendimi nuk u korrigjua edhe pasi u mohua publikisht nga gazetari i NZZ. Se u la jashtë mohimi zyrtar i Qeverisë së Kosovës.Kur këto fakte u vunë përballë, Mehmetaj nuk reagoi më. Nuk sulmoi. Nuk kërkoi dokumente. Nuk kërcënoi. Nuk shpiku. Heshti.Në gazetari, heshtja pas verifikimit nuk është neutralitet. Është pranim i pamundur për t’u artikuluar.Ky është momenti kur dallimi bëhet i qartë. Mes gazetarit që përballet me faktin dhe operatorit që jeton nga mjegulla. Mes raportimit dhe manipulimit. Mes gabimit të korrigjuar dhe gënjeshtrës së mbrojtur.Lirim Mehmetaj nuk u rrëzua nga ne. U rrëzua nga faktet.Nuk u ekspozua nga polemika. U ekspozua nga verifikimi.Kur një individ përdor formatin e medias për të shtrembëruar burime prestigjioze, për të prodhuar alarm të rremë politik dhe për të refuzuar korrigjimin edhe pas mohimeve publike, ai nuk po bën gazetari. Ai po e imiton gazetarinë.Një imitim i tillë nuk është vetëm turp profesional.Është rrezik publik. Sepse në një mjedis të brishtë gjeopolitik, mjegulla informative nuk është opinion. Është armë.Gazetaria kërkon përgjegjësi. Operatorët kërkojnë zhurmë.Sot, zhurma pushoi. Dhe kjo është përgjigjja më e qartë që mund të jepet.

Back to top button