Elisa Hajrullahu, psikologe klinike/ Nga provokimi te agresioni: një analizë psikologjike e dhunës ndaj mësimdhënësve
Elisa S. Hajrullahu, Psikologe Klinike dhe e Këshillimeve
Dhuna ndaj mësimdhënësve nuk është fenomen i izoluar, por pasojë e drejtpërdrejtë e dështimeve edukative në familje. Nga perspektiva psikologjike, mungesa e kufijve, mosmodelimi i respektit dhe normalizimi i sjelljeve agresive në mjedisin familjar krijojnë individë me tolerancë të ulët ndaj autoritetit dhe frustrimit.
Mësimdhënësi nuk është burim provokimi, por viktimë e një sistemi ku përgjegjësia prindërore shpesh anashkalohet. Respekti për shkollën dhe figurën e mësimdhënësit ndërtohet në familje dhe reflektohet në sjelljen e fëmijës në shoqëri.
Mbrojtja e mësimdhënësve është domosdoshmëri psikologjike dhe shoqërore, pasi pa siguri emocionale në shkollë, nuk mund të ketë zhvillim të shëndetshëm as për nxënësin.
Elisa S. HajrullahuPsikologe Klinike dhe e Këshillimeve

