
Fatmir Limaj, prezanton të ‘çeliktë’ e listës që së bashku mësyjnë thyerjen e rrethimit të quajtur prag
Kryetari i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka prezantuar me anë të një videoje kandidatët për Kuvendin e Kosovës, nga kjo parti, të cilët do të tentojnë të marrin sa më shumë vota për ta kaluar pragun zgjedhor në zgjedhjet nacionale të 28 dhjetorit që mbahen në këtë vit.
Limaj, po bënë gjithçka që të gjejë rrugë deri tek votuesit për t’i bindur ata që ta votojnë, partinë, atë dhe kandidatët.
Por, sa do ja arrijnë mbetet të shihet pas zgjedhjeve. Ai nuk ka prurje të reja, madje ka edhe largime nga partia, të atyre që dikur ishin shtyllat që kanë sjellur shumicën e votave.
Nisma po iu beson gjeneratave të reja, por edhe atyre që ishin apo lidhen me luftën e fundit çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë.