Simge Sağın, këngëtarja turke e pranon faktin se: Jam shqiptare

Këngëtarja e njohur turke Simge Sağın ka befasuar ndjekësit me një deklaratë të fortë identitare, gjatë një video-interviste të realizuar së bashku me gazetarin me origjinë nga Gostivari, Yusuf Emini.

Në një seri pyetjesh spontane, Simge me shumë krenari deklaron se është shqiptare, duke theksuar se origjina e saj është nga Peja, në Kosova. Simge Sağın nuk është një emër i panjohur për publikun.

Përkundrazi, ajo gëzon famë të jashtëzakonshme në Turqi, ndërsa projektet e saj muzikore kanë thyer kufijtë e tregut vendor.

Këngët e saj në YouTube numërojnë mbi 500 milionë shikime, duke e renditur atë në mesin e artisteve më të dëgjuara të skenës turke.

Back to top button