Gjergj Dedaj, po thotë se mbështetësit e Presidentes Vjosa Osmani, po e kërcënojnë e nxisin dhunë ndaj tij!
Sa herë mbetë pa punë, Gjergj Dedaj, thotë po më kërcënojnë, ashtu bëri edhe me liderët e kaluar.
Me anë të shantazhit ndaj ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, u bë ambasador në Maqedoni.
Atëherë kishte thënë në emisionin e Adriatik Kelmendit, se ende s’kam folë për të bëmat e Thaçit ndaj meje.
Ndërsa si dëshmitar në Hagë kur u pyet, tha s’kam qenë normal kur kam dhënë këso deklarata.
Tash në rend është e para e shtetit, Vjosa Osmani – Sadriu.
Qenka ankuar se po kërcënohet, kanoset e nxisin dhunë ndaj tij, e nuk paska harruar ta fus edhe Vetëvendosjen.
Statusi i plotë, Gjergj Dedaj:
Mbështetësit e Vjosa Osmanit dhe segmente të caktuara brenda LVV, më kërcnojnë, kanosin dhe nxisin dhunë e urrejtje ndaj meje, në rrjetet sociale por edhe fizikisht!
Kam njohtuar Policinë e Kosovës, që të ndëmarrin masa të parandalimit të kanosjes nga individ të dhunshëm dhe të papërgjegjshëm, të cilët nuk pajtohen me qendrimet e mija politike, pluraliste dhe demokratike, madje duke mos ngurruar të kanosin, fyejnë dhe të nxisin dhunë dhe urrejtje ndaj meje.
Policia e Kosovës, është zotuar se do të bëjnë hetim të plotë dhe ka filluar angazhim të pavarur dhe profesional, qe të zbardhen të gjitha rastet e kanosjes sime fizike, autorët të identifikohen dhe të dalin para drejtësisë dhe shtetit ligjor.
Asnjë kërcënim dhe as kanosje e këtyre hijenave politike, kundër ligjit dhe barazisë, kundër mendimit të lirë e të pavarur politik, qofshin të nxitura edhe nga strukturat politke të regjimit aktual, nuk më frigojnë dhe nuk do të më ndalin të shprehi bindjet e mija politike, për zhvillimet në Kosovë, në mbrojtjen e rendit demokratik ,barazisë qytetare, shtetit ligjor, demokracisë dhe vlerave të integrimit Euroatlantik të Republikës së Kosovës!

