Peci godet Lushtakun: Nuk pranojmë që Skenderaj të na e zgjedh kryeshefin

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka dalur me një reagim të ashpër ndaj Komunës së Skenderajt, ku kryetar është Sami Lushtaku, ndaj të cilit ka thënë se nuk munden ta zgjedhin kryeshefin ekzekutiv të pastrimit KRM “Uniteti”.

Ky reagim vjen me kritikë edhe ndaj Komunës tjetër asaj të Vushtrrisë, për të cilën thotë se është e turpshme tërheqja duke formuar kompaninë e saj.

Reagimi i Faton Pecit, kryetar i Mitrovicës Jug:

Reagim publik!Të dashur qytetarë,• Nuk lejojmë që Komuna e Skenderajt, me vetëm 10% të aksioneve në ndërmarrjen rajonale të pastrimit KRM “Uniteti” të na zgjedhë se kush do të jetë Kryeshefi Ekzekutiv që do të përkujdeset për Mitrovicën.• Nuk mundet dhe është e turpshme përpjekja e Komunës së Vushtrrisë, e cila ka hequr dorë nga kjo ndërmarrje dhe ka krijuar kompaninë e re të saj komunale, të vendosë se kush do të jetë Kryeshefi Ekzekutiv në ndërmarrjen komunale të Mitrovicës. Nuk i kanë besuar shërbimin, por dëshirojnë të na zgjedhin Kryeshefin.• Gjatë javëve/muajit që lamë pas, kemi adresuar çështjen e pastërtisë në qytet duke subvencionuar ndërmarrjen rajonale KRM “Uniteti”, për një qytet më të pastër.• Kjo ndërmarrje është në gjendje të mjerueshme financiare dhe menaxheriale dhe këtij mjerimi po i vjen fundi. Ndërsa përpjekja e bordit të vjetër është të mbajë gjallë këtë mjerim përmes imponimit ndaj aksionarit kryesor, që është Komuna e Mitrovicës me 61.4% të vlerës së aksioneve të ndërmarrjes, për zgjedhjen e një kryeshefi të ri.• JO, NUK DO TA LEJOJMË.Do të ndërmarrim të gjitha veprimet ligjore dhe administrative që një gjë e tillë të pamundësohet.P.S Në foto po pasqyrojmë disa nga angazhimet tona për një qytet sa më të pastër.

Back to top button