Shkolla “Xhevdet Doda” e quan të pavërtetë lajmin e VOX KOSOVA: Ana Profozić nuk ka qenë asnjëherë e pranishme në ambientet e shkollës sonë

Sot, nga i ashtuquajturi medium “VOX KOSOVA” u raportua se kinse, Ana Profozić, ka mbajtur ligjëratë në Gjimnazin “Xhevdet Doda”, kjo sipas vetë drejtorit të shkollës nuk ka ndodhur asnjëherë.

Në ligjërimi e saj Profoziç, flet për dyshimet e hamendësuara e të trilluara për luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe krerët e saja gjoja se gjatë viteve 1998-99 kanë kryer krime gjatë luftës.

Kjo është mashtrim rrenë dhe asgjë më shumë, dhe asnjëherë kjo nuk ka mbajtur ligjërata.

Reagimi i drejtorisë së shkollës, Xhevdet Doda:

Reagim zyrtar i Gjimnazit “Xhevdet Doda”

Të nderuar prindër, nxënës dhe qytetarë,Në lidhje me një kronikë të publikuar sot në portalin VOX KOSOVA, ku pretendohet se një zyrtare e Gjykatës Speciale me emrin Ana Profozić ka mbajtur ligjëratë në Gjimnazin “Xhevdet Doda”, ju njoftojmë se ky lajm NUK ËSHTË I VËRTETË.

Ana Profozić nuk ka qenë asnjëherë e pranishme në ambientet e shkollës sonë, as në ditën e përmendur dhe as në asnjë moment tjetër. Po ashtu, ligjërata dhe përmbajtja e publikuar në atë video nuk është dhënë në shkollën tonë.Ky lajm i pavërtetë ka shqetësuar tej mase menaxhmentin, stafin, prindërit dhe nxënësit tanë dhe tenton të dëmtoj reputacionin e shkëlqyeshëm të shkollës sonë, të ndërtuar me shumë punë, përkushtim dhe sakrificë ndër vite.Për këtë ekzistojnë evidenca dhe verifikim institucional (kamera sigurie, dokumentacion dhe dëshmi nga të pranishmit në atë ligjëratë), të cilat mund të shqyrtohen nga organet kompetente.Për pasojë, kërkojmë:korrigjimin e menjëhershëm të lajmit nga redaksia e VOX Kosova, të cilët kanë pranuar me kohë dëshmitë që demantojnë lajmin publikimin e një sqarimi zyrtar mbi të pavertetën e shpërndarë nga portali në fjalë,dhe kërkimfalje publike ndaj shkollës, stafit, prindërve, nxënësve dhe personave të përmendur.Ju falënderojmë për besimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme. Gjimnazi “Xhevdet Doda” mbetet i përkushtuar ndaj transparencës, edukimit cilësor dhe mbrojtjes së interesit të nxënësve tanë.Menaxhmenti i shkollës “Xhevdet Doda”

Back to top button