Plagoset një person në Pejë, dyshohet se është afarist me inicialet J.B

Është konfirmuar nga Policia e Kosovës, nëpërmjet zëdhënësit Driton Rugova, për plagosjen me armë zjarrit të një personi në qytetin e Pejës.

Disa media jo shumë të besueshme kanë përmendur emrin e mbiemrin e të plagosurit, por, Gazeta Ekskluzive, nuk ka arritur ta vërtetoi se a është ky person që po përmendet nga këto media, për këtë po i publikojmë vetëm inicialet.

Ekskluzive do të ju mbajë të informuar rreth këtij rasti, i cili ka ndodhur në ora 09:56, në rrugën, “Adem Jashari”. Edhe Policia e Kosovës nuk e ka konfirmuar emrin e mbiemrin e të plagosurit.

“Sot rreth orës 09:55, Policia është njoftuar se në rrugën “Adem Jashari” në Pejë, ka ndodhur një rast plagosje me armë zjarri, Policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, personi i plagosur është dërguar në emergjencën e spitalit në Pejë, dhe për shkak të natyrës së lëndimeve dërgohet në QKUK në Prishtinë”,

As në vitin 2026 Kosova nuk po gjen qetësi nga plagosjet me armë, përkundër që 2025 duhet të jetë viti i alarmit për përdorim të armëve ndaj njëritjetërit për qërim të hesapeve.

Siç kanë raportuar organet e sigurisë në Kosovë ka mjaftueshëm armë në dorë të qytetarëve.

Back to top button