Publikohet video nga Artan Hoxha, ja si u vra pronari i berberhanes: Sulmi si kartelët në Amerikën Latine!

Artan Hoxha publikon videon se si u sulmuan në berberhanen e Sokol Dacit, në Rrilë të Lezhës, të dyshuarit nga familja Ndokaj ata të familjes Nikulaj.

Nga këto të shtëna ka mbetur i vrarë pronari i berberhanes.

Pas sulmit me Kallashnikovë dyshohen familja Ndokaj, shkëmbyen zjarr edhe pjesëtarët e familjes Nikulaj me armë të shkurtëra.

Statusi dhe video në link i publikuar nga gazetari hulumtues, Artan Hoxha

Të frikshme përmasat e sulmit me Kallashnikovë në fshatin Rrilë të Lezhës. Fuqia e zjarrit ndaj berberhanes së Sokol Dacit, i plagosur rëndë, duket si një sulm kartelesh në Amerikën Latine.Vetëm zoti, duket se u tregua i mëshirshëm, pasi bëri të mundur të shpëtohen nga vdekja e sigurtë, jetët e personave që ndodheshin brenda berberhanes dhe jashtë saj, në një hapësirë prej 10 metrash katrorë. Në pamje, momenti kur dy autorë të armatosur me Kallashnikovë, të dyshuar si pjestarë të fisit Ndokaj, hapin zjarr mbi berberhanen e Sokol Dacit, brenda së cilës ndodheshin dy pjestarë të fisit Nikulaj dhe një efektiv policie mik i tyre.Në shkëmbimin e zjarrit dyshohet se janë përfshirë të paktën 4 persona, dy me pistoleta nga brenda lokalit dhe dy me Kallashnikovë nga jashtë lokalit….

https://www.facebook.com/share/v/17oEi9ZGfe

Back to top button