
Skandal, Berat Buzhala, përkrah dhunën!
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Berat Buzhala, njëherit pronari i një mediumi, ka publikuar në adresën e tij publike në rrjetin social, Facebook, një lajm të Hajdar Beqës së PDK-së, me një mbishkrim se pse ai vetë dëshiron që ky kandidat të fitojë në zjedhjet nacionale të 28 dhjetorit.

Deri këtu në rregull, por, në po këtë status ai ka shkruar, “përgjigjen e saktë e keni në komenti”, e kur të klikoni për të lexuar komentin e shihni këtë foton ku paraqitet dhuna në Kuvendin e Kosovës.

Siç po e shihni dhe e dini se, Beqa bashkë me disa deputetë të PDK-së ishin përplasur fizikisht me Hekuran Muratin, ministrin e financave si dhe Besnik Bislimin, zv.kryeministrin në Qeverin Kurti 2.
Ky status i Buzhalës, aludon direkt në përkrahje të dhunës që shfaqet nga të tjerët, e duke e ditur që edhe vet ky dikur ka qenë pjesë e sulmeve nga disa individë.
Bërja palë, përkrahje, animi politik dhe sulmi mediatik, janë të ndaluara me Etikë dhe Kode Gazetareske.
