
𝗡ë𝗻𝘀𝗵𝗸𝗿𝘂𝗵𝗲𝘁 𝗠𝗲𝗺𝗼𝗿𝗮𝗻𝗱𝘂𝗺𝗶 𝗶 𝗠𝗶𝗿𝗲ë𝗸𝘂𝗽𝘁𝗶𝗺𝗶𝘁 𝗻𝗱ë𝗿𝗺𝗷𝗲𝘁 “𝗖𝗮𝗿𝗶𝘁𝗮𝘀 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗮” 𝗱𝗵𝗲 𝗣𝗹𝗮𝘁𝗳𝗼𝗿𝗺𝗲ë𝘀 𝗖𝗜𝗩𝗜𝗞𝗢𝗦
Caritas Kosova, në zbatim të projekteve ACTIVE 2 dhe CORDIAL, ka nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit me Platformën CIVIKOS, rrjetin e organizatave të shoqërisë civile në Kosovë. Memorandumin e nënshkruan Drejtori Ekzekutiv i Caritas Kosova, z. Alfred Pjetri, dhe Drejtori Ekzekutiv i CIVIKOS, z. Dardan Kryeziu.Ky partneritet synon të avancojë përfshirjen sociale dhe ekonomike, të fuqizojë rolin e shoqërisë civile dhe të promovojë komunikimin e qasshëm në Kosovë, me fokus të veçantë tek personat me aftësi të kufizuara dhe grupet e margjinalizuara.Ky Memorandum synon fuqizimin e organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve publike për të rritur pjesëmarrjen në politikëbërje dhe vendimmarrje, përmes zhvillimit të strategjive të përbashkëta të avokimit për përfshirje sociale, barazi dhe mosdiskriminim. Promovon standarde të komunikimit të qasshëm (Easy to Read dhe Plain Language), ofron trajnime dhe shkëmbim praktikash në nivel rajonal, mbështet fushata ndërgjegjësuese dhe krijon mekanizma të qëndrueshëm si qendra të kompetencës dhe rrjete qytetare për një shoqëri më gjithëpërfshirëse.Ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një mjedisi më gjithëpërfshirës, transparent dhe të orientuar drejt qytetarëve, duke forcuar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve publike dhe shoqërisë civile në Kosovë dhe më gjerë.


