“Mezi pres të performoj në Ohër”, Rita Ora me foto të koncerteve të kaluara paralajmëron se çfarë do të bëjë për shqiptarët atje

Ka publikuar Rita Ora së fundmi në rrjetet sociale një seri fotografish nga paraqitjet e saj gjatë turneut veror, duke ndarë me ndjekësit disa prej momenteve më të veçanta nga koncertet e këtij sezoni të mbajtura nëpër vende të ndryshme.

Krahas imazheve, këngëtarja shqiptaro-britanike u dërgoi edhe një mesazh fansave që do ta ndjekin në koncertin e radhës.

“Mezi pres të festoj me ju këtë të shtunë në Ohrid Summer Festival. Shihemi shumë shpejt”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografive.

Rita Ora do të performojë këtë të shtunë në kuadër të Ohrid Summer Festival, në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër, në një koncert të organizuar nga Pragma Music.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button