18 gjyqtarët serbë pas propozimit të KGJK’së lirohen nga Albulena Haxhiu, deputetja, u.d e Presidentes e u.d e kryetares së Kuvendit

Kishin dhënë dorëheqje më 2022, e ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se ka liruar nga detyra 18 gjyqtarë serbët.

“Pas propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore, sot kam liruar nga detyra 18 gjyqtarë serbë, të cilët kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022”.

A e dini se rreth 130 gjyqtarë, prokurorë dhe punonjës administrativë të sistemit të drejtësisë kishin dhënë dorëheqje në fund të nëntorit 2022, në katër komunat me shumicë serbe në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, e që nuk pranuan rekomandimin e ndërkombëtarëve që mos të bien prehë e Aleksandar Vuciqit, presidentit të shtetit Gjenocidal me emrin Serbi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button