
“BOLL MO!” – Përparim Rama shpërthen ndaj Qeverisë Kurti: Paralajmëron protestë, flet për 344 milionë euro të komunave
Përplasja mes pushtetit lokal dhe atij qendror po merr tjetër dimension. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thirrur qytetarët në protestë më 1 shtator, duke ngritur akuza të rënda për fondet komunale dhe duke paralajmëruar kundërshtim ndaj, siç thotë ai, centralizimit të pushtetit.
PRISHTINË – Një protestë e paralajmëruar nga kryetarët e komunave pritet ta sjellë në qendër të vëmendjes përplasjen mes pushtetit lokal dhe Qeverisë së Kosovës.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën që do të mbahet më 1 shtator, në orën 11:00, në Sheshin “Skënderbeu”, duke e cilësuar situatën me financat komunale si të papranueshme.
Me një mesazh të drejtpërdrejtë, Rama ka përdorur sloganin “BOLL MO!”, ndërsa ka akuzuar pushtetin qendror se po i dëmton komunat dhe qytetarët përmes bllokimit të mjeteve financiare.
344 milionë euro – shifra që Rama ia faturon Qeverisë
Sipas pretendimeve të Ramës, që nga viti 2022 komunave u janë marrë mbi 344 milionë euro për obligime të krijuara në nivelin qendror.
Ai pretendon se vetëm gjatë katër muajve të parë të këtij viti nga buxhetet komunale janë marrë rreth 55 milionë euro.
Por, sipas tij, kjo nuk është e vetmja problematikë. Rama ka deklaruar se 37.5 milionë euro të hyra vetanake të komunave kanë mbetur të bllokuara.
Linku i Përaprim Rama:



