
Albulena Haxhiu lodhet nga bllokimi i formimit të institucioneve, gruaja më e pushtetshme në Kosovë ka optimizëm: Du të urojë që arrëveshja LVV-LDK të përmbyllet sa më pare!
Deputetja, ushtruesja e detyrës së Presidentit, kryetarja në ikje e Kuvendit, Albulena Haxhiu për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, është shprehur shumë optimiste.
“Jam optimiste që do të kemi rezultate pozitive dhe presim që kjo të konfirmohet nga Lëvizja Vetëvendosje, përkatësisht nga kryetari i Vetëvendosjes, kryeministri Albin Kurti dhe në anën tjetër kryetari i LDK-së, zoti Lumir Abdixhiku”, tha ajo.
Këto komente i bëri Haxhiu, pasi përfunduan homazhet e sotme te Memoriali i Personave të Zhdukur, në rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë, gjatë luftës në Kosovë.
Haxhiu theksoi se është e rëndësishme që kjo marrëveshje të përmbyllet sa më shpejt.
“Uroj që marrëveshja të përmbyllet sa më parë, për shkak se është shumë e rëndësishme që të ecin përpara, duke pasur parasysh përgjegjësinë që kemi, reformat që duhet të vazhdojnë, por edhe obligimet që kemi, sidomos në rrugën tonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës, në NATO, por edhe në shumë mekanizma të tjerë. Prandaj, le të shpresojmë që kjo javë që po vjen të jetë vendimtare për për procesin e ardhshëm”, tha ajo.




