Mërgimtari ankohet: Nuk më ka ardhur zarfi me postë nga KQZ
Sot, është afati i fundit për të votuar mërgimtarët në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës, që gjenden nëpër shtetet evropiane.
Por, kanë nisur ankesat nga qytetarët e Kosovës që jetojnë në mërgim, një ndër këta ka dërguar në adresën e Gazetës Ekskluzive ankesën e tij, ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Selim Zeqa, ka shkruajtur se, edhe pse i është aprovuar e drejta për të votuar zarfi nuk i ka ardhur nga KQZ.
“Kam një ankesë, posta nuk më ka arritur edhe pse data ka qenë e fundit më 26 dhjetor”.
“Po ashtu, po na duhet që brenda zarfit të shkruhet emri dhe mbiemri, atëherë po dihet saktësisht se kush për kë po voton”.



Shqetësim më i madh për mërgimtarin nga Franca, është se atij dhe të tjerëve po ju duhet që t’i shkruajnë të dhënat dhe t’i fusin brenda në zarf, e ku po dyshojnë se po dihet vota kujt po i shkon.
