Deputeti Bajqinovci, takohet me deputeten britanike: Miqësia Kosovë–Britani, është e palëkundur

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, është takuar me deputetën nga Britania, e zëshme për çështjen e Kosovës, Alicia Kearns, e cila kishte paralajmëruar para sulmit në Banjskë të Zveçanit, se po futet armatim i madh nga Serbia, në Kosovë.

Statusi i Mefail Bajqinovcit:

Sot pata kënaqësinë të takohem me deputeten britanike, znj. Alicia Kearns e cila në vazhdimësi e ka mbrojtur Kosovën me zë të fuqishëm në institucionet Britanike.

Mirënjohje për qëndrimet e saj të drejta dhe përkrahjen ndaj sovranitetit, sigurisë dhe integritetit territorial të Republikës sonë.

Miqësia Kosovë–Britani është e palëkundur dhe do të vazhdojmë ta thellojmë bashkëpunimin në çdo fushë me interes të përbashkët.

Back to top button