Godet, Agim Bahtiri, i LVV-së: Po flas pa ekuivoke, po zhvillohet një fushatë kundër meje!

Deputeti karizmatik i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri, ka reaguar ndaj mediave pasi që janë duke e ‘gozhduar’ rretj një deklarate se, “nuk e votoj Sllavko Simiq të Listës Serbe, më para e pres dorën”, ndërsa ai e votoi në pako me të gjithë nënkryetarët e Kuvendit.

Statusi i plotë i Agim Bahtirit të Vetëvendosjes:

Për ata që po shesin moral politik: Mos bëni filma!Mos u mundoni të na fusni në një thes me juve. Ne nuk i kemi në qeveri miqtë tuaj të vjetër, Listën Serbe, pa të cilët nuk keni mundur asnjëherë të formoni Qeverinë dhe Institucionet, e as nuk bëjmë marrëveshje në pikë të natës, me meze e raki në tavolinë sikur ju me ata.⸻SQARIM për qytetarët,Duke e parë se po zhvillohet një fushatë e qëllimshme kundër meje, duke tentuar të shtrembërohet e vërteta rreth votimit të pakos për zgjedhjen e 5 nënkryetarëve të Kuvendit, po flas qartë, pa ekuivoke, sepse e kemi obligim moral qe t’iu sqarohemi qytetarëve që na kanë besuar voten.Qëndrimi im ndaj Listës Serbe ka qenë dhe mbetet i pandryshueshëm. Me 10.10.2025 kam deklaruar publikisht se nuk votoj përfaqësues të Listës Serbe, sepse besoj se Kosova ka përfaqësues serbë jashtë asaj strukture që mund ta ushtroj atë funksion me dinjitet institucional.Më 4 shkurt, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës nxori një vendim imponues (e përkthyer bukfalist: Pa përfaqësuesin e Listës Serbe nuk do të ketë konstituim të Kuvendit). Edhe atë ditë reagova publikisht kundër këtij vendimi, sepse akoma e konsideroj të padrejtë dhe cenim të vullnetit qytetar. Pra, unë e kam kundërshtuar vendimin e Gjykatës, sepse më është dukur e padrejtë, por unë si deputet, nuk e shkel asnjëherë me dijeninë time vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që është organi më i lartë i shtetit.Rrjedhimisht nga kjo, në seancë nuk është votuar individi, por një pako institucionale e domosdoshme për funksionalizimin e Kuvendit. Vota ime ka qenë për stabilitet institucional, për funksionimin e shtetit dhe për përfaqësuesin e Lëvizjës Vetëvendosje, z. Ardian Gola dhe jo për bllokadë. Këtë vendim e kemi marrë si grup parlamentar.Ky është dallimi mes politikës së parimeve dhe politikës së manipulimit.Unë nuk tërhiqem nga qëndrimet e mia, por as si Lëvizje nuk lejojmë që Kosova të futet në krizë institucionale për interesa të ulëta ditore.AB

Back to top button