“Ty moti duhet me ta hjekë flamën” – Kërcënohet me jetë, Hysni Mehana, asambleisti i Vetëvendosjes nga Skënderaj
Hysni Mehana, asambleisti i Vetëvendosjes, është njëri nga të rrallët që vie nga Skenderaj, e që është kundërshtar i fortë i Sami Lushtakut, kryetarit aktual të kësaj qytetëze.
Madje edhe në fillim të mandatit të ri si kryetar Komune, Lushtaku e kishte një përballje, me Mehanën në seancën e parë të Kuvendit Komunal të Skenderajt, ku dëgjohet duke e ofenduar e nënçmuar këtë të fundit.
Pas kësaj, në postimin e Mehanës, shihet se si kanë nisur kërcënimet, ofendimet e madje linqimet nga komentuesit dhe të fortët e rrjeteve sociale.
Këto kërcënime siç është ai, “ki me dekë me atë andërr, po je ka um befason që je hala gjallë se ty moti duhet me ta hjekë flamën”, I ka publikuar vetë Mehana.



