Kanë mbetur edhe 3 mijë fletëvotime pa u numëruar, KQZ paralajmëron: Pas numërimit jemi gati për ta shpallur rezultatin zyrtar

Numërimi i votave po shkon drejt fundit, Komisioni Qendror i Zgjehjeve, nëpërmjet zëdhënësit të saj Valmir Elezi, ka informuar opinionin se, janë edhe mbi 3 mijë fletëvotime të cilat gjatë ditës janë sjellur në Kosovë, për tu numëruar.

Më pas siç ka shkruar Elezi, janë të gatshëm për t’i shpallur rezultatet.

• Mund t’iu konfirmoj se sonte, rreth orës 20:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar numërimi i pjesës së fundit të fletëvotimeve, mbi 3 mijë, që gjatë ditës janë sjellur në Kosovë. • Numërimi i këtyre fletëvotiimeve shënon përfundimin e procesit të numërimit të të gjitha fletëvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025. • Me përfundimin e numërimit të këtyre fletëvotimeve, KQZ është e gatshme për të shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor. Por, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, palët mund të parashtrojnë ndonjë ankesë në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në QNR brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar.

Ai ka shtuar po ashtu se, më pas është mundësia e ankesave për 48 orë.

Back to top button