Podujevasi arrestohet nga Policia, si i dyshuar për Organizim të Skemave Piramidale dhe Bixhozit
Qytetari nga Podujeva me inicialet F.M u arrestua nga Policia e Kosovës, duke organizuar skemën piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
Raporti i Policisë së Kosovës:
Arrestohet një person në Podujevë për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm
Mbrëmë rreth orës 21:00 në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, është arrestuar një person i dyshuar për Organizim të skemave piramidale.
Pjesë e aksionit policor ka qenë edhe kontrolli i lokacionit, ku janë gjetur dhe sekuestruar: -tri shtëpiza kompjuteri,- dy monitorë – një skaner etj.
Personi i arrestuar F.M (mashkull) me autorizim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorin e shtetit po vazhdojnë veprimet e nevojshme procedurale.


