Fixhrije Dragaj, nis rrugëtimin për tu bërë deputete e Kuvendit të Kosovës, AAK shton vlerat e sajë duke e futur në listë me numër 35

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka forcuar radhët e veta me Fixhrije Dragaj, duke nominuar si njërën nga kandidatet për deputete, punëtoren e pa lodhshme, një personalitet të jashtëzakonshëm, një femër intelektuale dhe e ngritur.

Aleanca me këtë nominim, e që është pranuar edhe nga vetë zonja Dragaj, do t’i shton vlerën legjislaturës së ardhshme.

35 është numri i Dragajt në listën e AAK-së, e cila ka falënderuar liderin Ramush Haradinaj, kandidatin për Kryeministër nga kjo parti, Ardian Gjini, dhe strukturat e partisë.

#35 për Kuvendin e Kosovës Pas një përkushtimi profesional dhe politik për vite me radhë pranë Grupit Parlamentar të AAK-së në Kuvendin e Kosovës, sot ka ardhur momenti që këtë rrugëtim ta vazhdoj edhe si kandidate për deputete.

Me shumë përgjegjësi dhe përkushtim, në zgjedhjet e 7 qershorit kandidoj në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me numrin 35.

AAK-ja është një forcë politike që ka dhënë kontribut të rëndësishëm për çlirimin, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës, gjithmonë pranë qytetarëve dhe interesit të vendit.

Mirënjohëse për besimin dhe mbështetjen e AAK-së, të Ramush Haradinaj dhe kandidatit për Kryeministër, Ardian Gjini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button