Arianit Sllamniku në 2012 u emërua nga ish-presidentja, Atifete Jahjaga, anëtar i planit nacional të Kosovës, kishte marrë qindra mija euro!
I arrestuari, Arianit Sllamniku, për mashtrim me terapinë kinse për shërimin e fëmijëve autik, dikur paska marrë qindra mija euro nga Presidentja e atëhershme, Atifete Jahjaga, për hartimin e “Planit Nacional të Republikës së Kosovës për Integrime Evropiane “Kosovo 2020”.
Arianit Sllamniku, në nëntor të vitit 2012 ishte anëtar i hartimit të Planit Nacional të Republikës së Kosovës për Integrime Evropiane “Kosovo 2020” të inicuar nga presidentja e shtetit, zonja Atifete Jahjaga .
Dje ai u arrestua duke iu marrë mijëra euro familjeve që kanë fëmijët autik, për t’i shëruar e që doli të jetë mashtrues.

