
Maturantët serbë në Mitrovicën e veriut, provokojnë me flamuj të Rusisë dhe Serbisë, gjatë defilimit nëpër qytet!
Në veri të Mitrovicës, maturantët serbë kanë organizuar sot defilenë tradicionale të fundvitit shkollor, e cila u shoqërua me muzikë, ndezje të flakadanëve dhe shfaqje të simboleve me ngjyrim nacionalist.
Nxënësit e njërit prej gjimnazeve në pjesën veriore të qytetit parakaluan nëpër rrugët kryesore, ndërsa gjatë festës u vunë re shumë flamuj serbë, por edhe flamuj rusë.





